“Top Story”: Kandidimi i Fatos Nanos

Ish-kryeministri i fundit socialist do të jetë në një intervistë të thellë me Sokol Ballën per shanset e zgjedhjes si president, votat e kujt do marrë dhe kandidat i kujt do shpallet. 

Raportet me treshën Rama-Meta-Berisha. Çfarë mendon ai se ndodhi në 21 janar dhe në 8 maj këtu në Tiranë. A është Shqipëria pranë një rotacioni politik? 

Cili është projekti i Nanos president, për një arbitër të rreptë por jo konfliktual me palët? Dhe çfarë do bëjë Nano në 2013-ën, nëse edhe kësaj radhe shuhet shpresa e tij për president!

Gjithçka në ora 21. Fatos Nano, intervista e pritur prej tre vjetësh, sonte në “Top Story”, aty ku gjërat thuhen për herë të parë!/top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button