Prokuroria jep detaje për aksionin antidrogë në Reçicë të Vogël

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duke zhvilluar bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë zbuluan laborator më të madh për prodhim të paautorizuar të drogës në Evropën Juglindore, njofton Portalb.mk.

Për koordinimin e hetimit ndërkufitar dhe për bashkëpunim është formuar Grupi i përbashkët hetues të organeve të të dy vendeve.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës dhe Shkupit, Prokuroria Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë bënë një aksion ku u zbulua i gjithë instalimi për prodhimin e paautorizuar të drogave sintetike dhe kapën sasi të mëdha të drogave sintetike.

Bëhet fjalë për grup kriminel ndërkombëtar të organizuar, të përbërë nga shtetas të Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë që janë marrë me prodhime të paautorizuara, përpunim, transferim, bartje, ndërmjetësim në shitje ose blerje, si dhe në mënyrë tjetër lirimi i paautorizuar i drogave narkotike.

Në të njëjtën kohë, nga një grup personash në Tetovë është ndërtuar një laborator i paligjshëm për prodhimin e drogave sintetike me qëllim të shitjes dhe organizimit të mëtejshëm të dërgimit në Republikën e Serbisë dhe në vende të tjera.

Këtë vit ky është grupi i dhjetë i organizuar kriminal i shtypur nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Prokurori publik kompetent merr hetimet ligjore për procesin e zbuluar të krimit dhe autorët e saj, gjatë ditës opinioni do të informohet për më tepër.

LEXO: Policia ka zbuluar laborator droge në Reçicë të Vogël, janë arrestuar katër persona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button