fbpx

Aganit i kërkohet të mos e përziejë fenë me Kushtetutën

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me pyetjet e deputetëve për ministrat e kabinetit qeveritar. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka shtruar një pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë lidhur me një vendim të tijin që femrat e mbuluara të kenë të drejtë të zgjedhin mjeke e jo mjek gjatë kontrolleve shëndetësore, njofton KTV.

 Ajo edhe e ka vlerësuar këtë vendim si fetar dhe aspak profesional.

Për këtë pyetje kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se duhet të debatojë qeveria e jo kuvendi, ngase secili ministër duhet të respektojë kushtetutën e Kosovës.

“Nëse ministri Agani ka diçka tjetër, atëherë le të shkojë të veprojë në ato shtete ku ia lejon kushtetuta gjërat e tilla”, ka theksuar Krasniqi./telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close