Raul lë Schalken, me emocione

Sulmuesi spanjoll Raul Gonzales është paraqitur në konferencë për shtyp për të deklaruar largimin e tij nga Schalke 04 në fund të këtij edicioni. Raul ka qenë tejet i emocionuar në konfirmimin se po e lë skuadrën gjermane pas 2 stinoreve fantastike.

”Këto 2 vite këtu gjithmonë do mbeten në zemrën time. Unë mund të luaj në një kampionat më të fortë por kurrë në një më të fortë se Bundesliga. Vendimi ka qenë shumë i vështirë për mua por më duhet ta bëj për shkaqe familjare. Tfofzët e Schalkes janë gjithçka për mua, ndërsa falënderoj shumë edhe zyrtarët e skuadrës të cilët më kanë bërë të ndihem mirë këtu. Shpresoj të keni kaluar edhe ju mirë me mua, besoj që nuk ju kam zhgënjyer. Për jetë unë do mbes një tifoz i Schalkes” deklaroi Raul Gonzales, i emocionuar./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button