Poposki porositi NATO-n se Maqedonia meriton anëtarësim

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki në fjalimin e tij në takimin e Këshillit të NATO-s kushtuar misionit të ISAF-it në Afganistan edhe një herë konfirmoi praninë ushtarake të Maqedonisë, si dhe përpjekjet shtesë në trajnimin e forcave afgane.

Poposki gjatë dy ditëve të kaluara realizoi edhe takime bilaterale në të cilat theksoi nevojën që të mbahen vvlerat themelore të NATO-s. Me këtë rast ai theksoi se Maqedonia e meriton të drejtën që të bëhet anëtare e Aleancës dhe shfaqi shpresë se në këtë drejtim do të mendojnë edhe anëtaret tjera përfshirë këtu edhe Greqinë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button