Brejvik: Desha t’ja pres kokën kryeministres së Norvegjisë

Anders Bering Brejvik sot deklaroi se ka planifikuar të kryejë tre sulme bombarduese në Osllo dhe se i vjen shumë keq që nuk ka arritur t’i mbysë të gjithë pjesëmarrësit në kampin për të rinj në ishullin Utoja.

Në ditën e katërt të gjykimit, Brejvik theksoi se ka planifikuar të bëjë një incizim duke ia prerë kokën ish-kryeministres së Norvegjisë, Harlem Bruntland, e cila poashtu ka qenë në Utoja.

Brejvik më 22 korrik të vitit të kaluar aktivizoi një bombë para ndërtesës së Qeverisë norvegjeze në Osllo, ku humbën jetën 8 persona dhe më pas në Utoja vrau 68 njerëz me pushkë automatike, nga të cilët shumica ishin tinejxherë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button