Topi – Ruajuni nga Serbia

Bamir Topi gjykoi ashpër vrasjen e pesëfishtë, të cilën e quajti një vepër kriminale. Kryetari shqiptar, i cili vjen për vizitë në Shkup në një periudhë të marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike kërkoi qetësim të atmosferës dhe injorim të, sipas tij, porosive qëllimkëqija me prapavijë nacionaliste, sidomos ato të cilat vijnë nga Serbia.

“Mesazhi shkon te çdo qytetar pavarësisht nëse është maqedonas apo shqiptar.Ky vend është i destinuar të shkojë në harmoni të plotë midis i të gjithë etnive. Unë dëshiroj që të njëjtën gjë ta bëni edhe ju të medias, të izoloni të gjitha ato interpretime dashakeqe që bëhen me background-e nacionaliste, një pjesë prej të cilave vjen natyrisht nga Serbia. Pra gjëra duhet të skanohen, të trajtohen në mënyrë shumë realiste”, deklaroi Bamir Topi, President i Shqipërisë.

Ai ftoi që marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të barten tek qytetarët. Gjithashtu, Topi ofroi edhe bashkëpunim të shërbimeve për sigurim.
Kryetari shqiptar, përveç me presidentin Ivanov, u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, si dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në takimin me kryeministrin Gruevski, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, është theksuar kënaqësia e dialogut intensiv politik, i cili shfaq një kualitet dhe dinamikë të re në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Dy bashkëfolësit kanë shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike në Smillkovc, ku u vranë pesë persona, me çka theksuan se institucionet duhet të punojnë për gjetjen e kriminelëve dhe nxjerrjen e  tyre para Gjykatës./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button