Terrori i 27-prillit, njëri nga të involvuarit i dorëzohet policisë

Edhe një person prej atyre që nuk ishin të kapshëm për policinë, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, dje iu dorëzuan organeve ligjore, publikoi dje televizioni Telma.

Përndryshe, dje Gjykata Penale parashtroi paraburgim edhe për dy persona tjerë përgjegjës për terrorin e 27-prillit, duke bërë që numri i paraburgimeve të arrijë në pesëmbëdhjetë.

“Gjatë ditës së djeshme para gjykatësit të procedurës paraprake, u nxorrën personat M.M. dhe S.M. dhe me propozim të Prokurorisë Themelore ju është shqiptuar masa e paraburgimin prej 30 ditëve, lidhur me ngjarjet e 27-prillit në Kuvend”, njoftuan nga Gjykata.

Përndryshe, të mërkurën Gjykata Themelore Shkupi 1 ka vendosur për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar ka shqiptuar gjithsej 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake.

Në mesin e të arrestuarve dhe për të cilët kërkohet paraburgim janë edhe gjashtë deputetë. Mirëpo deri te parashtrimi i paraburgimit të tyre duhet të miratohet marrja e imunitetit nga Kuvendi i Maqedonisë. Marrja e imunitetit do të jetë sot në seancë plenare, ku me 61 vota “pro” do të vendoset nëse do t’u hiqet imuniteti deputetëve.

Parashtrimi i paraburgimeve nga Gjykata Penale vijnë pasi që Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informoi se është hapur procedurë hetuese kundër 36 personave të involvuar në ngjarjet e përgjakshme nga hyrja e dhunshme në Dhomën Ligjdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button