Të lodhur dhe s’keni gjumë? Vuani nga depresioni

Disa nga simptomat fizike, si ndjenja e lodhjes kronike, pagjumësia dhe mungesa e oreksit, mund të jenë një thirrje për të identifikuar pacientët me kancer, por edhe ata të cilët gjithashtu vuajnë nga shqetësime psikologjike dhe që janë në rrezik depresioni.

Alarmi jepet nga hulumtuesit britanikë nga Universiteti i Leicesterit, sipas të cilëve, shenja të tilla si ajo e të ndjerit të lodhur, pa energji, me mungesë oreksi ose koncentrim të dobët, janë tregues të saktë të një gjendjeje të sëmurë, shpesh në kufi me depresionin.

“Nëse ju dyshoni për këtë, deri në pikën se kjo është një sindromë depresive, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni”, pohojnë hulumtuesit e lartpërmendur.

Duke shtuar se ka edhe shenja të tjera, të cilat duhet të ngjallin dyshime për depresion, si trishtimi i vazhdueshëm, lotët e pashpjegueshëm, humbja ose ulja e interesit dhe kënaqësive, ndjenja e pavlefshmërisë, fajit, humbja e shpresës ose ankthi./femina.al

Lajme të ngjashme

Back to top button