Reshjet e dendura të shiut, shemben dy shtëpi në Dibër

Reshjet e dendura të shiut kanë shembur dy shtëpi në fshatin Arap të Poshtëm në Dibër.  Policia e Dibrës njofton se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, shkruan Lajmi.net.

Policia informoi sot ne mbremje

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në fshatin Arap i Poshtëm, njësia administrative Luzni, Bashkia Dibër, janë dëmtuar dy banesa, konkretisht :

Banesa e shtetasit A.Xh, i është shembur gjysma e banesës dykatëshe.

Banesa e shtetasit L.U, i është dëmtuar e gjithë çatia e banesës.

Si pasojë e dëmtimit të dy këtyre banesave nuk  ka asnjë person të dëmtuar.

Policia e Komisariatit Dibër, dhe Shtabi i Emergjencave Civile Dibër, ndodhen në vendim e ngjarjes, në ndihmë të banorëve në nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button