Promovohet kopshti i fëmijëve “Srniçka-Kalinka”

Sot, më 20 prill 2012, me fillim në orën 11.00, zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temellkovski, së bashku me kryetarin e Komunës  së Aerodromit, Ivica Konevski, ministrin e Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristevski, ambasadorin e Austrisë E.T Tomas Majkll Baer dhe zëvendës përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Alesandro Frakaseti në mënyrë festive do ta promovojnë kopshtin e fëmijëve “Srniçka-Kalinka” në komunën e Aerodromit.

Ky kopsht i fëmijëve është kopshti i parë efikas energjetik i fëmijëve në shtet. 

Renovimi i kopshtit të fëmijëve është realizuar në kuadër të projektit “Zbutja e ndryshimeve klimatike përmes përmirësimit të efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë” i zbatuar nga UNDP-ja, e mbështetur financiarisht nga Agjencioni austirak për bashkëpunim të zhvilluar dhe nga Komuna e Aerodromit./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button