Zaev: Ka fundi janë bisedimet me partnerët e koalicionit për dikasteret e zbrazura

Partnerët e koalicionit në Qeveri i përfundojnë bisedimet për plotësimin e dikastereve të zbrazura. Kryeministri Zoran Zaev pasdite paralajmëroi se bëhet fjalë për ditë kur do të publikohet emri i cili do ta plotësojë vendin e zbrazur të ministrit të Shëndetësisë.

“Qytetarët e presin ministrin e ri të Shëndetësisë. Jemi në fund të bisedimeve me partnerët e koalicionit, dhe shpresoj se veç për disa ditë bëhet fjalë që ta publikojmë edhe ministrin, por edhe t’i plotësojmë vendet e tjera të zbrazura, zëvendësministër dhe ministër pa portofol dhe t’i kompletojmë strukturat udhëheqëse të pushtetit ekzekutiv”, tha ministri Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të takimit joformal të përfaqësuesve të drejtorive të doganave të Ballkanit Perëndimor në Shkup.

Zaev shtoi se është me rëndësi që njëkohësisht të plotësohen edhe vendet në institucionet për të cilat janë shpallur konkurse.

“U bëj apel qytetarëve të cilët në të vërtetë i përmbushin kushtet të konkurrojnë në konkurset. Deri më tani kishte për një pjesë vendime u.d., një pjesë as nuk u ndryshuan, mandatet përfundojnë dhe konform rregullave, konform ligjeve në Maqedoni, konform kritereve, normave dhe parimeve dëshirojmë t’i vendosim menaxhmentët e rinj në institucione shumë të rëndësishme për të cilat tashmë kanë filluar shpalljet dhe të jenë në rrjedhë”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button