David Silva vazhdon kontratën me Manchester City

Mesfushori spanjoll David Silva ka rinovuar kontratën e tij me anglezët e Manchester City deri në vitin 2020, ka njoftuar të enjten klubi nga “Etihadi“, transmeton Anadolu Agency (AA).

Silva erdhi në mesin e “qytetarëve” në vitin 2010 nga Valencia, ndërsa kontratën e nënshkroi në vazhdën e paraqitjes së tij me fanellën e kombëtares spanjolle në Kampionatit Botëror, ku Spanja fitoi titullin e kampionit.

Rinovimin e parë të kontratës e bëri në vitin 2014, duke vazhduar edhe për pesë vite tjera, ndërsa tani ai ka vazhduar edhe për një vit, me gjasë të ketë marrë rritje të të ardhurave.

“Jam shumë i lumtur që të ardhmen time e lidha me Manchester City. Jam krenar me arritjet e mia gjatë shtatë sezoneve këtu. Ndjej se këtë vit mund të fitojmë trofe, por edhe në të ardhmen. Jam i lumtur nga të qenurit pjesë e ekipit i cili luan një futboll të veçantë dhe me padurim pres fitore të reja”, tha Silva pas nënshkrimit.

Ai ka regjistruar gjithsej 324 ndeshje në të cilat ka shënuar 52 gola. Me “qytetarët” ka fituar dy tituj të kampionit të Anglisë dhe dy kupa të Ligës, një herë kupën e federatës dhe një Superkupë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button