Shënohet dita e hapur e USHT-së në Shkup

Me një seancë të improvizuar gjyqësore ku aktorë kryesor ishin studentë të Fakultetit juridik të USHT-së sot në Shkup u shënua dita e hapur e këtij universiteti.

Profesori i procedurës civile Agim Nuhiu i cili e vlerësoi lartë punën e studentëve të tij tha se me këtë ide kanë dashur të jaopin kontributin e tyre në  shënimin e kësaj dite të rëndësishme për USHT-në e Shkupit.

‘Bëhet fjalë për çështje kontestuese me objekt kontestimi shkurorëzimin, dhe trupi gjykues i përbërë prej studentëve tanë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet paraprake procedurale si pranimi i padisë, përgjigjen me shkrim ndaj padisë, është realizuar seanca përgatitore, kurse sot do të shfaqet seancë për shqyrtim kryesor të çështjes me çka do të miratojnë aktgjykimin meritor. Me këto ne i’u bashkangjitemi ditëve të hapura të USHT-së, që është promuvuar edhe si vit akademik i flamurit”, deklaroi Agim Nuhiu, profesor i të drejtës procedurës civile.

Manifestimin me prezencën e tyre e nderuan edhe ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti si dhe profesorë të shumtë të shkencave juridike.

USHT-ja me vendim të qeverisë bëri disperzimin e fakultetit Juridik dhe të Administrimit të biznesit në Shkup në vitin akademik 2009-2010./PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button