Dafina Zeqiri feston ditëlindjen në krah të Ledrit

Këngëtarja e lindur në Suedi, por që Kosova ia dha gjithë famën që e posedon, falë talentit të saj, ka festuar të shtunën e 14 prillit ditëlindjen e saj të 23-të, pasi ajo ka lindur në vitit 1989.
Fjala është për këngëtaren e hitit “Supernova” Dafina Zeqiri, ndërsa pranë saj për ditëlindjen e saj ka qenë edhe i dashuri, Ledri.

Edhe në këtë rast para një torte që shkruhej “Urime Ditëlindjen”, dhe ishte vizatuar një yll dhe disa nota të muzikës, këngëtarja ka dashur të pozojë si “Trendy”.

Ndërsa Ledri ka dashur të ruajë një kujtim të tortës të së dashurës, ndoshta ka qenë edhe kjo një dhuratë për të nga vetë ai,  në ditën më të gëzuar të këngëtares. Shumë urime Dafina, edhe 100 vite!/femina.al

Lajme të ngjashme

Back to top button