Ndërtimi i hekurudhës nga Kërçova deri në Lin do të kushtojë 500 milionë euro

Rajoni i Ohrit do të ketë qasje deri te rrjeti hekurudhor me projektin për ndërtimin e vijës hekurudhore Kërçovë – kufiri me Shqipërinë, në gjatësi prej 63 kilometrave. Dokumentacioni i projektit dhe i tenderit është i gatshëm, ndërsa në periudhën e ardhshme nga kreditorët ndërkombëtarë do të kërkohen 500 milionë euro shtesë aq sa është vlerësuar shuma.

Në prezantimin e sotëm të dokumentacionit projektues, të përgatitur me 7,7 milionë euro nga BE-ja, u kumtua se ruta e hekurudhës është nga Kërçova nëpër malet deri në rajonin e Mesheishta, prej ku kalon përmes Strugës ku do të jetë stacioni kryesor pas çka do të vazhdojë drejt pjesës perëndimore të Liqenit të Ohrit, do të kalojë nëpër Radozhda dhe do të lidhet me kufirin me Shqipërinë te vendi i banuar Lin.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski apelon deri te BE-ja që të vazhdojë realizimi i këtij, siç tha, projekt kyç për Maqedoninë dhe për tërë rajonin.

Me ndërtimin e hekurudhës Kërçovë deri në Lin, si dhe finalizimi i hekurudhës ndaj Bullgarisë, për të cilin është vendosur afat deri në vitin 2025, theksoi Sugareski, duhet të mundësohet rrjet funksional hekurudhor përgjatë Korridorit 8. “Edhe përveç qëllimit tonë që të sigurojmë para dhe të fillojë ndërtimi i grupit ndaj Shqipërisë, prioritet kulmor i Qeverisë mbetet finalizimi dhe modernizimi i hekurudhës drejt Bullgarisë”, tha Sugareski.

Siç informoi, ndërtimi i linjës Kumanovë-Belakovc do të përfundojë deri në vitin 2019 në kuadër të afateve të parapara me memorandumin e nënshkruar me Bullgarinë. Për linjën nga Belakovce deri në Kriva Pallankë duhet të nënshkruhet marrëveshje me kontraktuesin deri në mes të vitit 2018 dhe të fillojë ndërtimi, ndërsa për linjën e fundit nga Kriva Pallana deri në Deve Bair në fazë përfundimtare është përpunimi i dokumentacionit të projektit.

Euroambasadori Samuel Zhbogar theksoi se BE-ja i jep rëndësi këtij projekti, me të cilin do të preken pjesët që mungojnë për rrjet transportues trans-evropiane dhe do të zgjidhen grykat e ngushta në infrastrukturë. “Ky projekt do ta mundësojë lidhjen prej 63 kilometrave të Korridorit 8. Autoritetet nacionale do të kenë projekt që do të mund ta zbatojnë në mënyrë që është mundësuar financiarisht”, tha Zhbogar.

Linja hekurudhore në Korridorin 8 është me gjatësi prej 315 kilometra. Fillon nga porti Burgas në Bullgari, kalon nëpër territorin e Maqedonisë dhe përfundon në portin Durrës të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button