“Kurir”-i serb: Maqedonasit fillimisht janë torturuar, pastaj janë vrarë!

Lidhur me vrasjen e paradokohshme makabër  të pesë maqedonasve në afërsi të fshatit Smillkovcë në Shkup, on-line edicioni i gazetës serbe “Kurir” dje në mbrëmje publikoi lajm se katër djelmoshave të vrarë këmët iu ishin thyer me qytë, njëri prej tyre nuk ka pasur sy, për çka gjoja kanë dëshmuar edhe fshatarët e Radishanit, të cilët të fundit i kanë parë kufomat para varrimit.

Sipas “Kurir”-it serb, fshatarët deklaruan se policia nuk jep të dhëna se djelmoshat para se të vriten, kanë qenë të torturuar dhe masakruar.

“Pushteti fsheh faktin se fëmijët janë torturuar. Këmbët u janë thyer me qytë, njëri prej tyre nuk ka pasur sy, ndërsa duart u janë lidhur prapa shpinës. Këtë na treguan njerëzit që i kanë parë kufomat”, deklaroi Sllavica Andovska, e cila të hënën me bashkëshortin protestoi para ndërtesës së Qeverisë në Shkup, transmeton portal “Vesti on-line”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button