MASH dhe Fondi për Inovacione do t’i financojnë projekte për hulumtues të rinj me 1.5 milionë denarë

Shteti përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, do të financojë projekte për hulumtues të rinj me fond të përgjithshëm prej 1,5 milionë denarësh.

Këtë sot e paralajmëruan ministrja e Arsimit, Renata Deskoska dhe drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski, në konferencën për shtyp në shkollën e mesme “Rade Jovçevski-Korçagin”, në të cilën është publikuar thirrja për financim e projekteve hulumtuese në shkollat fillore dhe të mesme.

“Me buxhetin e përgjithshëm prej 1,5 milionë denarëve do të financohen projektet shkencoro-hulumtuese nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike, të përgatitura nga ekipe projektuese nga të paktën tre, ndërsa më së shumti dy mësues, të cilët janë liderë të projektit”, tha Deskoska.

Theksoi se për çdo projekt më vete mund të ndahen më së shumti deri në 300.000 denarë, kështu që numri i projekteve të mbështetura dhe vlerave, me të cilat do të mbështeten do të varen nga konkurrenca e aplikacioneve të arritura.

Ajo shtoi se pasojnë edhe shpërblime në para në vlerë prej 30.000 denarësh edhe për arsimtarët, të cilët do ta kryesojnë realizimin e ekipeve të shpërblyera të parat, respektivisht projekteve në kategoritë e tyre.

Paraqitja në sfidën për hulumtues të rinj do të zgjatë përfundimisht me 15 shkurt të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button