Terrori i 27-prillit, arrin në 15 numri i paraburgimeve të Gjykatës Penale

Gjykata Penale sot parashtroi paraburgim edhe për dy persona tjerë përgjegjës për terrorin e 27-prillit, njofton Portalb.mk.

Numri i paraburgimeve të parashtruara nga kjo Gjykatë ka arritur në 15.

“Gjatë ditës së djeshme para gjykatësit të procedurës paraprake, u nxorrën personat M.M. dhe S.M. dhe me propozim të Prokurorisë Themelore ju është shqiptuar masa e paraburgimin prej 30 ditëve, lidhur me ngjarjet e 27-prillit në Kuvend”, njoftuan nga Gjykata.

Përndryshe, dje Gjykata Themelore Shkupi 1 ka vendosur për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar ka shqiptuar gjithsej 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake.

Ndryshe, në mesin e të arrestuarve janë edhe gjashtë deputetë për të cilët parashihet paraburgim. Mirëpo deri te parashtrimi i paraburgimit të tyre duhet të miratohet marrja e imunitetit të tyre. Çështja e marrjes së imunitetit të gjashtë deputetëve sot ishte në seancë të Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit dhe i njëjti është miratuar me 5 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Tani radhën e kanë deputetët që në seancë plenare me 61 vota të vendoset nëse do t’u hiqet imuniteti deputetëve.

Parashtrimi i paraburgimeve nga Gjykata Penale vijnë pasi që Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informoi se është hapur procedurë hetuese kundër 36 personave të involvuar në ngjarjet e përgjakshme nga hyrja e dhunshme në Dhomën Ligjdhënëse, ku protestuesit e “Maqedoni të Përbashkët” pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë, Talat Xhaferi hyrën në shtëpinë legjislative duke demoluar dhe terrorizuar gjithçka para vetes. Në këtë sulm ndaj Kuvendit u sulmuan edhe deputetë e gazetarë të shumtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button