Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nderoi manifestimin e 40 vjetorit të themelimit të Klubit të Mundjes “Liria”

Kryetari i Komunës së Çairit,  Visar Ganiu nderoi manifestimin e organizuar për shënimin e 40 vjetorit të themelimit të Klubit të mundjes “Liria”, njofton Portalb.mk.

“Ai u shpreh se 40 vjet suksese të shumta në arenën sportive vendore dhe ndërkombëtare janë rezultat i një pune të palodhshme profesionale për të cilën Klubi i mundjes “Liria” meriton mirënjohje të thellë dhe përkrahje të pakursyer për vazhdimin e kësaj rruge që nderon një shtet e një komb të tërë.

Kreu i Çairit shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të kontribuar në stimulimin e mëtutjeshëm të kreativitetit sportiv e rinor.

Afirmimi i vlerave sportive mbetet prioritet dhe falë pasionit që KM “Liria” reflekton kjo rrugë e lavdisë do të vazhdojë.Në manifestimin e shënimit të 40 vjetorit të themelimit të Klubit të mundjes “Liria” u përkujtuan edhe gjeneratat e lavdisë së sportit të mundjes”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button