Tetovarët pinë ujë të pastër

Tetovarët për momentin janë duke pirë ujë të pastër dhe të shëndetshëm,  sasia e klorit të mbetur është në nivel dhe qyteti i Tetovës është duke u furnizuar më ujë të shëndetshëm, kështu deklaroi Azize Veliu nga Shtëpia e shëndetit në Tetovë.

Sipas saj Tetova gjithmonë ka pasur ujë të shëndetshëm dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që të ketë problem me cilësinë e ujit të pijshëm në Tetovë.

Situatë e mirë është edhe në fshatra. Edhe nëpër fshatra ujë është i cilësisë së mirë për pije, gjatë kontrolleve që kemi bërë në kuadër të programit kemi konstatuar se gjendja është e mirë dhe nuk kemi pasur probleme deri më tani, thotë  Veliu.

Ka disa fshatra që kanë puse personale dhe gjendja e ujit të pijshëm është e mirë, ndërsa sa i përket reshjeve të shiut ato e kanë shtuar sasinë e ujit.

Se sa shiu ndot ujin e pijshëm kjo varet nga objektet që e bëjnë filtrimin e ujit, ndërsa Tetova ka objekte të mira për filtrim dhe kjo nuk e pengon aspak për pastërtinë e ujit të pijshëm. 

Ndryshe kohëve të fundit pas aktivizimit të disa puseve ne qytet dhe pas reshjeve të shiut gjendja me furnizimin e ujit të pijshëm është përmirësuar, por edhe kjo sasi nuk mjafton që tërë qyteti të ketë ujë të mjaftueshëm për pije.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button