U janë marrë telefonat deputetëve Vesel Memedit dhe Trajko Veljanovskit në lidhje me terrorin e 27 prillit në Kuvend

“Supozohet se telefonat e marrë mund të kenë informata për komunikime të caktuara që do të ndihmonin në zbardhjen e rastit të ngjarjeve të 27 prillit, kështu shkruan sot Dojçe Vele nga burime jozyrtare në hetimin e adresave të 36-të të dyshuarve, njofton Portalb.mk.

36 adresat për arrestim me urdhër nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me ngjarjet e 27 prillit, nuk ishin lokacionet e vetme në të cilat policia ka marrë urdhër të veprave. Siç bën të ditur Dojçe Vele nga burimet e hetimit, të martën në mëngjes policia ka pasur edhe dy adresa: shtëpinë në Shkup të ish-kryetarit të Kuvendit dhe deputetit aktual të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski dhe shtëpinë e deputetit nga Gostivari, Vesel Memedi nga Rilindja Demokratike Kombëtare.

Siç informojnë nga Dojçe Vele, të dy deputetëve u janë marrë telefonat mobil. Nga hetimi deri tani nuk japin detaje, por supozohet se telefonat e tyre përmbajnë informata të komunikimeve të caktuara për ngjarjet e 27 prillit dhe se ato komunikime do të ndihmojnë për zbardhjen e rastit. Deri tani nuk është e qartë se a bëhet fjalë për komunikim ndërmjet tyre apo me dikë tjetër.

Gjithë mbrëmjen në kabinet

Me 27 prill, Trajko Veljanovski ishte kryesues i seancës konsekultive të Kuvendit që disa ditë u bllokua me replika, kundër replika dhe vërejtje procedurale në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Një ditë pas ngjarjeve të 27 prillit, në intervistë deklaroi se atë ditë, pas përfundimit të seancës ka shkuar në kabinetin e tij dhe se nuk e ka ditur që deputetët e shumicës parlamentare kanë mbetur në sallën plenare e as çfarë ka ndodhur, ndërsa zgjedhja e Talat Xhaferit u bë në mënyrë joligjore. Për këtë së pari deklaratë të tij reagoi deputeti Goran Misovski.

“Së pari, Trajko Veljanovski tha se 10 minuta pas përfundimit të seancës ka qenë në kabinetin e tij dhe se aty ka ndenjur deri në përfundimin e, sipas meje, përpjekjes për likuidim të deputetëve të shumicës parlamentare. Së dyti, nga videot shihet se një grup huliganësh, disa edhe me maska në krye kaluan rreth forcave policore dhe u ngjitën kah shkallët që çojnë te kabineti i kryetarit të Kuvendit dhe te kabineti tjetër që kryetari e shfrytëzon për takime të caktuara. Së treti, të dy kabinetet janë të ndarë me derë sigurie përmes së cilës në një rrugë më të shkurtër shkohet në pres qendrën ku edhe ndodhi sulmi i përgjakshëm, ajo qendër kontrollohet nga sigurimi i Kuvendit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit. E katërta, ajo që jam shumë vite në Kuvend me përgjegjësi konfirmoj se nuk ekziston mundësi se çdokush që e kalon derën e sigurisë që çon deri te korridori drejt te pres qendra pa dhënë urdhër dikush. Dhe deputetët kur janë lëvizur në atë pjesë nuk kanë mundur të kenë qasje përmes derës së sigurimit pa u telefonuar në telefonin që lidhet me Kabinetin e kryetarit të Kuvendit”, tha Misovski.

Ai atëherë potencoi edhe se “shumica parlamentare do të ndërmarrë çdo gjë që ka të bëjë me funksionimin e shtetit ligjor, zgjidhjen ligjore dhe përgjegjësi për të gjithë ata që u përpoqën t’i likuidojnë deputetët e shumicës, ndërsa Trajko Veljanovski do të përgjigjet në shumë pyetje.

A do ta japin telefonat e marrë përgjigjen e këtyre pyetjeve do të tregojë hetimi.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button