Pranvera e vërtetë vjen nga java e ardhme me temperatura deri 27 gradë

Reshje të kohëpaskohshme të shiut pritet të ketë edhe sot dhe gjatë fundjavës.

Reshjet në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Sipas meteorologëve të shtunën vetëm lokalisht do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme, pas çka temperatura do të ngjiten lart.

Pranvera e vërtetë me mot të ngrohtë dhe me diell pritet nga java e ardhshme, temperaturat gradualisht do të ngjiten që të mërkuren të mbërrijnë deri në 27 gradë celsiusë.

Freskimi i vërtetë në ditët e ngrohta pranverore vijon nga nesër. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button