Fustall lojtar i cili definitivisht ka gabuar sportin! (video)

Një garues në Fustall ligën në Rusi definitivisht ka gabuar sportin dhe më mirë për të, e veçmas për kundërshtarët e tij është që ai ta provojë fatin në sportet marciale.

Lojëtari me numër 10 në fanellën e zezë dështoi për ta ndal kundërshtarin me numër 8, ky i fundit pasi provokoi, lojtari me numër 10 në fanellë u ngrit nga dyshemeja dhe me gjakftohtësi e nokautoi kundërshtarin me shkelm në kokë.

Interesante është se bashkëlojtarët e Fustall lojtarit të përmbysur fare nuk kërcyen që të rebelohen për sjelljen tejet josportive dhe brutale të sulmuesit, me siguri u frikën deri në palcë nga pamja. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button