Dora që jep për partinë nuk thahet

Funksionarë shtetërorë gjatë vitit të kaluar e kanë financuar me nga disa mijëra euro VMRO-DPMNE-në në pushtet.  Anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit dyshojnë se kjo është vetëm investim në privilegje që ata i presin nga pushteti.

Drejtori i Regjistrit qendror, ai i qendrës studentore, drejtorë të spitaleve të përgjithshme, ndërmarrjeve publike, drejtues inspektoratesh të ndryshme, të fondeve të shëndetësisë, të ministrisë për punë të brendshme, deputetë, këshilltarë komunal dhe të tjerë,  janë profilet e 300 donatorëve të VMRO-DPMNE-së që janë të regjistruar në raportin për financimin e  kësaj partie për vitin 2011-të, të cilin e publikoi Enti shtetëror i statistikave. 

Dragan Malinovski një nga anëtarët e mëparshëm të Komisionit antikorrupcion  thotë se kjo tregon se nuk bëhet fjalë për donacione vullnetare por për një strategji apo urdhër.

‘Shumica prej tyre kanë dhënë saktë nga 1 mijë euro. Në raportin për financimin e partisë gjatë kohës së zgjedhjeve,  janë regjistruar 530 persona që kanë dhuruar saktë nga një mijë euro, që tregon se ata nuk kanë shënë sa kanë pasur mundësi, por se kanë dhënë aq sa u është kërkuar’, thotë Malinovski.

Nga shtatori deri në fund të vitit partia ka raportuar se nuk ka pranuar donacione. Malinovski shton se në shikim të parë kjo nuk paraqet problem, por dyshon në arsyet pse drejtues institucionesh janë donatorë.

‘A është kjo formë e financimit një lloj investimi për ndonjë lloj privilegji që do ta kenë në parti, në këtë rast do tu vazhdohej mandati, këtë nuk mund ta di’, thotë Malinovski.

Gjithashtu edhe donatorë të BDI-së dhe PDSH-së janë liderët e partisë dhe deputetët. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në partinë e tij ka dhënë donacion prej 50 mijë denarë, ish ministri Nexhati Jakupi  5 mijë euro, deputetët Talat Xhaferi dhe Dëshira Imeri dhe kolegë të tyre gjatë zgjedhjeve  kanë dhuruar nga 80-220 mijë denarë. 

Në PDSH, kryetari Thaçi dhe  bashkëpunëtorët e tij kanë dhuruar nga 1 mijë euro për partinë.

LSDM-ja ka shënuar se për ygjedhjet e vitit të kaluar ka shpenzuar fushatën me kredi bankare në shumë prej 470 mijë euro, pastaj lirimet për reklamim nga televizioni A1, dhe persona tjerë që kanë dhuruar nga 3-300 mijë denarë.

Marrë nga Evropa e lirë

Lajme të ngjashme

Back to top button