Komisioni ua hoqi imunitetin 6 deputetëve të VMRO-së, nesër voton Parlamenti

17.55 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për nesër në orën 12.00 e ka caktuar seancën e 25-të, në të cilën do të debatohet për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të dyshuar nga Gjykata për ngjarjet më 27 prill në Parlament.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e caktoi këtë mbledhje në Parlament pas seancës së sotme të Komisionit për çështje procedurale mandatare-imunitare i cili vendosi të propozohet heqja e imunitetit të gjashtë deputetëve nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Për heqjen e imunitetit të tyre është e nevojshme të votojnë 61 deputetë.

17.05 – Pa asnjë diskutim dhe me bojkotim nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit njëzëri ua mori imunitetin deputetëve  Kërsto Mukovski,  Johan Tarçullovski,  Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Lupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska.
Ata janë të ngarkuar nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për kryerjen e veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

U votua ndaras për secilin deputet. Për pushtetin nuk ka dyshim, situata është e pastër si kristali. Ata thonë se “institucionet do ta thonë vendimin përfundimtar, ndërsa përgjegjësi e jona është që të mos e pengojmë drejtësinë.”

14:00 – Kryetari i Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit, Pavlle Bogoevski për Portalb.mk bëri të ditur se raporti i miratimit të marrjes së imunitetit të gjashtë deputetëve të akzuar për sulmet e 27-prillit tashmë është dorëzuar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.

“Raporti i vendimit të marrë sot në mbledhjen e Komisionit është procesuar dhe i njëjti para 20 minutave është dorëzuar në arkivën e Kuvendit. Aty pritet të procesohet menjëherë dhe t’i dorëzohet kabinetit të kryetarit të Kuvendit”, tha Bogoevski.

Sipas Rregullores së Kuvendit, pas njoftimit të Komisionit për miratim të marrjes së imunitetit të deputetëve, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë është i detyruar që vendimin e Komisionit ta parashtrojë në seancë plenare për të cilin duhet të votohet nga deputetët.

Vendimi i Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit do të jetë në seancën e parë plenare. Kjo seancë nuk mund të pengohet nga aktivitetet e planifikuara më parë.

Çështja e imunitetit të deputetëve është e parashtruar në Nenin 53 dhe 54 të Rregullores së Kuvendit në të cilën thuhet siç vijon më poshtë:

cats

cats

____________________________________________________________________

12:29 – Komisioni e ka pranuar propozimin e Gjykatës për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve me 5 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Tani radhën e kanë deputetët që në seancë plenare me 61 vota të vendoset nëse do t’u hiqet imuniteti deputetëve, raporton Portalb.mk.

Komisioni obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë. Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendi mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.

Nga Kuvendi i RM-së kumtuan se në përputhje me nenin 53, paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit Xhaferi ia dorëzoi Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të parashtruara nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup, Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion IV KOK.PP. nr.384/17 prej më 28 nëntor të vitit 2017.

12:25 – Është miratuar propozimi i rendit të ditës për shqyrtim për heqjen e imunitetit të deputetëve, me 5 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, raporton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE e ka bojkotuar seancën e sotme të Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit.

Pas miratimit të rendit të ditës, nënkryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski tha se “sot jemi para një vendimi serioz që del nga sulmi i 27 prillit. Sundimi i ligjit është prioriteti i parë që e kemi pasur si kur ishim në opozitë sikurse tash që jemi shumicë parlamentare. Institucionet kanë përgjegjësi të zbardhin dhe zgjidhin rastin e 27 prillin që drejtësia të del në pah”.

Kiracovski përfundoi duke thënë se ligji për të gjithë dhe se mbi ligjim askush nuk është

12:10 – Komisioni për Çështje të Rregulloreve, të Mandatit dhe Imunitetit ka filluar me mbledhjen që të debatojnë për kërkesat për paraburgim për gjashtë deputetët me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 1, raporton Portalb.mk.

Deputetet
Deputetët për të cilët kërkohet heqja e imunitetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button