Tetovari Rëne Rexhepi njëri nga personat më me influencë në botë

Kuzhinieri shqiptar më i mirë në botë Rene Rexhepi (me origjinë nga fshati Xhepçisht në Tetovë) e zë vendin e 11 në revistën TIME.  Kjo do të thotë se Rene qëndron më lartë se presidenti amerikan Obama si dhe lojtari i Barcelonës Mesi.

Rene gatuan në në restorantin “Noma” në Danimarkë i cili ka dy yje të Mishelinit, nga gjithsej tre. Rene vjen nga një martesë e përzier, babai është shqiptar ndërsa nëna daneze. 

“Shpirti i gatimit formësohet dhe definohet me kalimin e kohës, ai nuk lind hëpërhë. Në rastin e restorantit tim elBulli, nga njerëzit që e kanë shijuar kuzhinën e tij” thotë Rene Rexhepi.

Padyshim që René Rexhepi i cili ka punuar në restorantin elBulli gjatë vitit 1999, ka kontribuar për pasurinë e tij. Aty dhe ka përvetësuar frymën e gatimit, e ka kombinuar me mënyrën e qasjes së tij ndaj jetës, e ka personifikuar dhe kërshtu ka krijuar gatimin e tij personal.

Çfarë e përbën këtë shpirt? Etika, pasioni, kreativiteti, liria dhe dëshira për të rrezikuar.
Me restorantin e tij Noma, Rene 34 vjeçar ka krijuar diçka historike, e ka vendosur Copenhagen në kartën globale të gastronomisë. Sot ai është në kulmin e botës së kuzhinierëve si dhe në mesin e 

I pari në këtë listë për këtë vit është basketbollisti i njohur Jeremy Lin, i cili luan për New York Knicks në NBA. Ai është i gjatë 1.91 metër dhe konsiderohet si një njeri që ka frymëzuar shumë të rinj dhe se gjithçka që ka fituar e ka bërë atë me djersë dhe punë.

Vendi i dytë i takon artistit Christian Marclay, ndërsa vendi i tretë  aktores, që luan në filmin “Ekstremisht zhurmshëm dhe pabesueshmërisht afër”, Viola Davis.

Në listë janë edhe të tjerë si kancelaria gjermane, Angela Merkel, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe shefja e FMN-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button