45 minuta zgjati protesta, Gruevski nuk mori mbështetje nga kreu partiak

Pas 45 minutave, ka mbaruar protesta e organizuar nga VMRO-DPMNE përpara Ministrisë së Drejtësisë kundër vendimit të Gjykatës Penale për paraburgimin e dhunuesve të ngjarjes së 27  prillit në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Lideri partiak, Nikolla Gruevski, mori mbështetje vetëm nga Antonio Milloshoski dhe Vllatko Gjorëev dhe rreth 200-300 simpatizues partiak.

Gjorçev e ka mbyllur protestën me fjalimin e tij, i cili i ftoi qytetarët që nesër të jenë në numër më të madh përpara Gjykatës Penale, u do të vendoset për ankesat për masat e paraburgimeve. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se edhe prej orës 15:00 deri në orën 17:00 do të bllokohen disa udhëkryqe në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button