fbpx

Irani nuk dha leje për kalimin e avionit të kryeministrit bullgar

Irani nuk ka dhënë leje që në hapësirën ajrore të saj të kalojë avioni i kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili ishte duke udhëtuar në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se avioni i kryeministrit pasi është kthyer në Turqi ka marrë leje për kalimin në hapësirën ajrore të Irakut me ndihmën e autoriteteve turke ku më pas ka mundur të vazhdojë udhëtimin e tij.

Zaharieva ka nënvizuar se avioni posedon të gjitha dokumentet diplomatike të nevojshme për fluturim dhe ka vënë theksin se pas ngjarjes kanë thirrur në Ministrinë e Jashtme të ngarkuarin me punë të Iranit në Sofje.

Forcat ajrore të Iranit në pretendimin e tyre kanë thënë se nuk posedonin informacion që në avionin në fjalë ndodhej Borisov. Zaharieva tha se, “Autoritetet e Iranit pasi kanë vërejtur se avioni doli pak nga rruga e specifikuar ata kanë urdhëruar që të largohej nga hapësira ajrore. Po, hetohen detajet teknike në lidhje me ngjarjen”.

Që kur Bullgaria ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Arabinë Saudite e deri më tani kjo është vizita e parë midis dy vendeve në nivel kryeministror.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button