Tensionet në Ballkan, rreth 700 ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

Qeveria shqiptare miratoi  hyrjen në Shqipëri të 685 trupave amerikane, ekuipazh i anijes zbarkuese “USS Gunston Hall (LSD-44)”.

“Hyrja, qëndrimi dhe dalja e forcës ushtarake amerikane bëhet në portin e Durrësit. Leja e hyrjes dhe qëndrimit të përkohshëm të forcës ushtarake amerikane jepet për periudhën 24 prill 2012 deri në 27 prill 2012. Qëllimi i qëndrimit të përkohshëm të kësaj force ushtarake amerikane është për vizitë portuale. Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat amerikane të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në vendimin e qeverisë shqiptare.

Ende nuk dihet qëllimi i vizitës së tyre, por situata në rajon është tensionuar ndjeshëm së fundmi.

Po dje, kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka pritur një delegacion të drejtuesve të shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s, përkatësisht zotërinjtë Fhlip L. Ritcheson, Drejtor i Divizionit të Inteligjencës në zyrat kryesore të NATO-s, Bruksel dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit Ushtarak të Inteligjencës së NATO-s, Admiralin Norman. R. Hyes, Drejtor i Zbulimit Ushtarak të Komandës Amerikane për Evropën, si dhe Admiralin në pension David Ellison, President i Universitetit Kombëtar të Inteligjencës, SHBA, të cilët ndodhen për një vizitë të shkurtër në Shqipëri.

Marrë nga: Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button