Osmani: Mbështetja për projektet e mëdha infrastrukturore është mbështetje për perspektivat tona Evropiane

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit Nacional të IPA-s (NIPAK), së bashku me kolegun e tij, Zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, udhëhoqën takimin koordinues të ministrave të Komitetit Nacional Investues.

Në fillim të takimit Osmani iu falënderua donatorëve për pjesëmarrjen dhe interesimin e donacioneve të mjeteve për projekte.

Takimi u realizua me qëllim që të shqyrtohet përbërja e Listës së Vetme të Projekteve, ndërsa u shqyrtuan edhe propozim projektet potenciale të cilat janë të gatshme për aplikim dhe të cilat përmbushin kërkesat e Instrumentit Kornizë për Investime në vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me agjendën e BE-së për ndërlidhje (e ashtuquajtura “connectivity agenda”) dhe Programit të punës së Qeverisë 2017-2020.

Theks i veçantë në këtë takim u vu projektit për ndërtimin e autostradës së re Gostivar- Kërçovë, pjesë e Korridorit VIII, faya e parë e ndërtimit të autostradës Bukojçani- Kërçovë në gjatësi prej 13 KM si dhe projektit për rekonstruktim të autostradës Kriva Palankë – kalimi kufitar Deve- Bair – Republika e Bullgarisë, pjesë e Korridorit VII në gjatësi prej 13 KM.

“Obligimi ynë është që të sigurojmë absorbim sa më të madh të fondeve të parapara për ndërlidhje infrastrukturore dhe energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është bazë për bashkëpunim më të madh të ndërsjellë, zhvillim më të shpejtë ekonomik, por edhe mënyrë më e mirë për ti tejkaluar dallimet politike dhe mbyllje të çështjeve të hapura me fqinjët”- theksoi Osmani në takim, duke potencuar edhe rëndësinë e realizimit të fondeve të Bashkimit Evropian për Maqedoninë.

Osmani theksoi se periudha historike në të cilën gjendemi në rrugën drejt integrimit evropian, në të cilën Maqedonisë me doemos të hapëroj në implementimin e reformave nga Plani 3-6-9, mbështetja për projektet e mëdhaja infrastrukturore do të thotë mbështetje për perspektivat evropiane të vendit tonë.

Komiteti Nacional i Investimeve (KNI) është organ këshillëdhënës, i cili në mënyrë transparente radhit projektet infrastrukturore strategjike. Ky organ u formua me qëllim të planifikimit më të mirë të projekteve, të përcaktohet prioriteti i tyre dhe të ndahen mjetet për infrastrukturë të transportit dhe lidhjes energjetike në vend me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button