Konfiskohen 43 ton hashish

Policia e Kanadasë kumtoi se ka marrë pjesë në shkatërrimin e narko-rrjetit të madh ndërkombëtar për bartje të sasive të mëdha të hashishit në Kanada.

Në operacionin u konfiskuan 43 ton hashish në disa vende, në mesin e cilave janë Belgjika, Italia, Kanadaja dhe Pakistani.

Malli duhej të mbërrijë deri te qytetet kanadeze Montreal dhe Halifaks.

Sipas kumtesës së policisë mbretërore kanadeze këto 43 ton mjaftojnë për të përgatitur doza për tërë popullatën 34-milionëshe të Kanadasë. Hetimi i narko-rrjetit filloi në vitin 2009 dhe 2010, kur autoritetet zbuluan dërgesa të hashishit në portet e Montrealit dhe Halifaksit.

Tetë persona nga rajoni i Montrealit u arrestuan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button