fbpx

KEMM: Intervista e shpikur me ish presidentin Branko Cërvenkovski, tentim për dezinformim

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) reagon për intervistën e shpikur me ish kryetarin e Republikës të Maqedonisë Branko Cërvenkovskit në onlajn mediumin Republika (republika.mk), duke e vlersuar si orvatje për dezinformim dhe manipulim të publikut, njofton Portalb.mk.

“Edhe përkundër asaj që redaksia përdor format të ngjajshëm të publikimit të informatave me disa media satirike ndërkombëtare, anashkalohet mundësia që përmbajtet si kjo munden shumë lehtë të  pranohen si të vërteta, posaçërisht kur i drejtohen apo lidhen donjë situate politike aktuale.
Redaksia e Republika-s në fund të intervistës, shton se ky tekst është pjesë e rubrikës “Dylbi”, dhe shton se “çdo ngjajshmëri me personat e vërtetë dhe institucionet të vërteta është e rastit”. Por, nuk ceket në mënyrë eksplicite dhe në mënyrë të mjaftueshme të qartë që përmbajtja nuk përkon me realitetin. Mundësia për dezinformim të qytetarëve është edhe më e madhe deri sa lexuesi përmbahet vetëm në titullin edhe në mënyre të shkurtër e kalon përmbajtjen.” thuhet në kumtesën e KEMM.

Sipas këtij trupi vetërregullues dhe për etikë të mediave në Maqedoni, pjesë e së cilës është dhe Portalb.mk,  në kohën kur përhapja e lajmeve te rejshme është problem serioz, publikimi i përmbajtjeve si kjo mundet dukshëm të nxit tendenca të këtilla.

“Përdorja e formës të satirës në mënyrë jo-adekuate dhe jo të përgjegjshme mundet të  kuptohet edhe si promovim të dezinformimit me motiv ideologjik, duke krijuar insinuata të cilat janë të dëmshme për shoqërinë. Përveç kësaj, kësi lloji të përmbajtjeve lehtë dhe shpejtë shpërndahen në rrjetet socijale dhe internet dhe munden të tërheqin vëmendje të madhe te qytetarët. Gazetaria e përgjegjëshme nënkupton që raportimi, pa marrë parasysh zhanrin i cili përdoret, gjithmonë duhet të jetë në shërbim të vërtetës dhe standardeve etike.” thuhet në kumtesën e KEMM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button