Maqedoni, Qeveria për publikim të informatave më vitin 2017 ka harxhuar 10 milion denarë më shumë se sa më vitin 2016

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Qeveria e Maqedonisë, për 100 të punësuarit e vitit 2016 janë shpenzuar 55 milionë denarë ndërkohë që për 116 të punësuarit e vitit 2017, që nga korriku e deri në dhjetor të 2017, për pesë muaj janë shpenzuar 32 milionë. Shikuar në total, del se Qeveria e Maqedonisë për vitin 2017, nëse 116 të punësuarit do të punonin 12 muaj, më vitin 2017 për publikim të informatave në publik të ketë harxhuar rreth 64 milionë denarë, raporton Portalb.mk.

Pushteti qeveritar i Maqedonisë në vitin 2016 ka pasur 100 të punësuar që kanë pasur funksion të informojmë opinionin, ndërkohë që nga korriku i vitit 2017, në këtë drejtim janë punësuar 116 individë.

Siç njoftuan sot nga Qeveria e Maqedonisë, numri 100 i vitit 2016 përfshinë persona që janë të lidhur drejtpërdrejt me opinionin, si zëdhënës dhe përgjegjës për informata me karakter publik dhe persona që bartin funksione ndërlidhës, që hyjnë logjistika, kameramanë, protokolli dhe individë të sektorëve tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me sektorin me marrëdhënie me publikun.

Nga ajo që u publikua sot nga Qeveria e Maqedonisë, pas lajmeve të publikuara në media se Qeveria e Maqedonisë është shndërruar në “makineri” informative dhe kritikave të Brukselit se “është harxhuar shumë energji në marrëdhënie me publikun”, u tha se në përbërjen e re qeveritare, përfshirë këtu ministritë, kabinetet e zëvendëskryeministrat dhe vetë qeverinë e Maqedonisë, 13 nga 116 individët janë nga sistematizimi i vjetër.

 “13 individë janë të punësuar sipas sistematizimit të vjetër të cilët në çdo moment priten të sistematizohen në institucione tjera pasi që të njëjtët nuk kryejnë asnjë funksion që kanë të bëjnë me sektorin për marrëdhënie me publikun”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë sot në takim me gazetarët.

Krahas 13 personave, në mënyrë të tërthortë përgjegjës për publikimin e informatave në opinion janë edhe 57 individë të tjerë “të cilët bartin funksione që kanë të bëjnë me koordinimin, logjistikën, hulumtimin, statistikës, incizimin apo kameramanë dhe me protokollin”, ndërkohë që 46 individë të tjerë janë të përfshirë drejtpërdrejt “duke kryer funksione primare në sektorin me marrëdhënie me publikun”, ku hyjnë zëdhënës dhe përgjegjësit për të dhëna me karakter publik.

Vetëm në Qeverinë e Maqedonisë janë 26 të punësuar të rinj për marrëdhënie me publikun.

Ajo çfarë edhe u komentua në media ka të bëjë se shumica e të punësuarve të rinj janë me marrëveshje autoriale që sipas Qeverisë së Maqedonisë kjo është bërë për shkak se “Këta persona janë angazhuar në bazë të arsimimit të tyre, përvojës dhe shkathtësive, për të cilat është konstatuar se janë në pajtim me kriteret për ekipim të servisit profesional komunikues, që të afrohen institucionet pranë opinionit, përmes të gjitha kanaleve moderne për komunikim”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button