Shkup, zjarri përfshiu katër shtëpi

Një zjarr ka shpërthyer në pasditen e sotme në lagjen Zllokuqan të Shkupit ku janë përfshirë katër shtëpi.

Komandanti i Brigadës zjarrfikëse territoriale e Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski për MIA-n deklaroi se zjarri është shuar me kohë dhe se në terren është intervenuar me 13 zjarrfikës dhe pesë automjete.

“Ekzistonte rrezik nga përhapja e zjarrit, por me kohë u intervenua. Nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Tomeski.

Zjarri shpërtheu në rrugën “Skupi nr.12”. Dëmi material në mënyrë shtesë do të konfirmohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button