“Makedonija Pat”- Kot protestuan, mbetën pa rroga

Të punësuarit në “Makedonija Pat” të cilët dje më tepër se katër orë protestonin para Qeverisë u kthyen në shtëpi pa rroga, por me një premtim që asnjëri nga ato nuk do të lëshohet nga puna. 

Zv/ministri Vladimir Peshevski u takua me to dhe u kishte prezantuar planin me të cilin Qeveria planifikon 1.600 të punësuar t’i ndan në tre grupe dhe të formohet një kompani e veçantë ku do të transferohen punëtorët e tepërt.

“Grupi e parë e të punësuarve që janë përgjegjës për pikpagesat rrugore, do të transferohen në sektor të ri në Agjencinë për rrugët shtetërore, sektor i cili pritet të formohet. Grupi e dytë e të punësuarve janë tepricë rreth 300-400 njerëz. Ata do të avancohen në institucionet tjera shtetërore ku do të ketë nevojë për kuadër, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Peshevski.

Grevistët të premten paralajmëruan takim të ri me përfaqësuesit qeveritar.

Të punësuarit që dje protestuan para Qeverisë janë kategorik që do të protestojnë deri sa nuk i fitojnë rrogat. 

“Ne rrugët i pastruam gjithë dimrin, ndërsa ministri i Transportit nuk e plotësojë asnjë premtim, nuk fituam asnjë denar” – thonë të punësuarit në “Makedonija Pat”./portlab

Lajme të ngjashme

Back to top button