Renova në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë

Janë mësuar emrat e tri ekipeve që do të jenë pjesë e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Skuadra e Renovës edhe në ndeshjen e kthimit që është luajtur në lagjen e Autokomandës në Shkup ndaj “Skopjes”, ka marrë fitore me rezultat 1:2. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa të parët në avantazh kishin kaluar nikoqirët. Por Ramadani dhe Jusufi i dhanë fitoren Renovës me përmbysje dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 4:1 Renova vazhdon garën tutje. Gjysmëfinalist tjerë janë edhe Pelisteri dhe Akdameija Pandevi, pasi eliminuan Pobedën dhe Teteksin.

Nesër luhet ndeshja e parë e 1/8, ku në Gjorçe Petrov takohen Vardari dhe Shkupi, skuadra e cila siguron kualifikimin në çerekfinale do të luajë ndaj Shkëndijës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button