Shilegov është zgjedhur kryetar i Këshillit Administrativ të Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale

Kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov është zgjedhur sot kryetar i Këshillit administrativ të Bashkësisë së njësiteve të vetëqeverisjes lokale (BNJVL), ndërsa si zëvendës të tij janë zgjedhur kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev në mungesë të tij.

Në seancën e sotme konstitutive të Asamblesë së përgjithshme janë zgjedhur edhe të gjitha trupat e BNJVL-së. Në seancën nuk morën pjesë kryetarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Shilegov pas zgjedhjes për gazetarët theksoi se këtë funksion e përjetonsi një përgjegjësi më tepër, ndërsa prioritet do të jetë vazhdimi i procesit të decentralizimit, që është, siç tha edhe angazhim i Qeverisë, si dhe përmirësim i financimit të komunave me qëllim që ata të marrin pavarësi sa më të madhe ekonomike dhe financiare.

Ai paralajmëroi se si kryetar i BNJVL-së aktivitetet e tij do t’i orientojë edhe drejt lobimit si në Maqedoni, ashtu edhe para partnerëve të huaj me qëllim që ta përmirësojnë punën e Bashkësisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov tha se politika e diskriminimit ndaj njësiteve të pushtetit lokal veçmë ndërpritet.

Edhe Visar Ganiu, kryetar i Çairit dhe nënkryetar i BNJVL-së, konfirmoi se koncepti i bashkësisë do të jetë i barabartë për të gjitha komunat që të kenë trajtim të njëjtë dhe të gjitha vendimet që do të merren në mënyrë të barabartë të vlejnë për të gjitha komunat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button