Pas vizitave të elitës nga Tirana pasojnë skenarët makabër

Z. Jozefinë Topalli, Krye-parlamentare e legjislacionit aktual shqiptar, këtyre ditëve ishte në një vizitë zyrtare apo gjysmë zyrtare në Maqedoninë e shastisur nga rebelimi jo sall i fansave maqedonas, nga huliganë, punëtorë shkence, politikanë (deputetë),  të pajisur me ide agresive antishqiptar, anti-bullgar, turk e anti-greke! Pritja nga spektri shqiptarë kuptohet ishte vëllazërore, por sa ia vlejnë peshqeshet, kur diskutimi në Kuvendin e këtij shteti plotësisht u injorua nga pala tjetër agresor.
 
Nga kjo vizitë s`kishte asgjë të keqe, sikur vërtet vizitat e tilla të bëheshin në frymën e fqinjësisë solide, marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, qetësisë dhe rehatisë mes dy popujve, brenda shtetit akoma pa emër, dhe shtetit Shqiptar, nga i cili i tërë populli i ka të drejtuar sy e vesh, se çka është duke ndodhë me këtë pacifizëm, përuljeje dhe nënshtrim të politikës së Tiranës zyrtare! Në veçanti me sjelljet a-humane maqedonas të çliruar dhe pranuar nga  kombi shqiptarët dekada më parë…
 
Është për t`u befasuar se si politika përulëse shqiptare pa kur far kapaciteti diplomatik, filozofik dhe politik, nget për të “shuar zjarr-in”, duke iu nënshtruar një shteti, i cili akoma nuk ka sovranitet, është i paemër, sajon politikë agresive dhe shumë antishqiptare. Një shteti nga i cili buron agresiviteti, vrasjet, ndjekjet, rrahjet, kidnapimet dhe më në fund për shqiptarët kërkohet “Aushvic” i kohës së zhvillimit në kulm të fashizmit mjedis “Evropës hitleriane”, tani serbo-maqedonase.
 
Z. Jozefinë, tashmë është aftësuar për ligjërata nëpër kuvende të shteteve dhe popujve të ndryshëm nëpër kontinente. Por, ajo akoma mbetet verdhacake me ligjëratat, ligjet dhe pjekurinë e saj modeste, për të mbajt drejtpeshimin e frymës diplomatike dhe demokratike në Kuvendin, të cilin e udhëheq tash e sa kohë. Në fillim u mundua të kopjonte të ndjerin P. Arbnori, ish- Kryetar i po këtij Kuvendi, por të një legjislature tjetër kohe, kjo e fundit  kur sesi s`po ia del të krijoj unitet…
 
Tani mban leksione të diplomacisë dhe filozofisë më një shtet, i cili me të gjitha forcat dhe fuqinë që disponon e ka të orientuar kundër shqiptarëve autokton.  Qindra shekuj më të vjetër sesa maqedonasit, në tokën e tyre shekullore, të ndjekur, të fyer, vrarë, në përpjekje brenda natës për t`i zhdukur. Vetë fakti se kërkojnë “Aushvic” për bashkështetas” me rrënjë, histori, kulturë dhe origjinë shumë para tyre në Ballkanik dhe më gjerë e vërteton këtë dhe çdo tezë tjetër agresive të tyre..! 
 
Ajo, pra Topalli u nda tejet e “kënaqur, duke mos shprushur shumë”, për atë çfarë ndodhi dhe vazhdon çdo ditë të ndodhë në shtetin më koniunkturë kriminaliteti, dhe urrejtje kundër popullit shqiptarë. Shtet pa emër, i lënë jashtë strukturave të NATO-së, i përcjellë dhe i përzier me politikën agresore serbe! E cila i ka fut hundët pothuajse në çdo pore të jetës private dhe publike, në çdo institucion maqedonas për t`i ndjekur, përcjellë dhe okupuar trojet shqiptarët në këtë shtet pa integritet…
 
Z. Topalli nuk u ndalë shumë, apo fare pak për ngjarjet aktuale, të cilat po ndodhinë në dëm të shqiptarëve, madje me fare pak fjalë e përfundojë “ligjërimin” e saj të mësuar si bilbile nga politika tashmë e njohur shqiptare, e cila udhëhiqet me mesazhe të njëshave, duke vepruar skajshmërish në varësi kur e kur thonë: “ Duhet vepruar siç na thonë ndërkombëtarët”, duke qenë konstruktiv, pavarësisht politikës destruktive, agresive, shfrytëzuese, kolonizuese fyese dhe ofenduese antishqiptare…
 
Sidoqoftë, politika si art i së mundshmes parasheh; më mirë dialog të gjatë, të durueshëm, madje pa pasoja, sesa futja në grackën e armikut të “mikut tim”! Se deri kur duhet pasur durim për t`u përballuar me skenarë të tilla ndjekjeje, përuljeje vrasje të djemve tanë, tani dhe të tyre, nga dorë e fshehur kriminele, duke u bërë gati për qilar të nusërisë, kësaj nuk po i shihet fundi! Pa çka se bëhen vizita të niveleve më të larta në vendin fqinjë, ku ke një të tretën e popullsisë të zënë peng. E për të bërë diç në favor të gjakut tënd, këto shkuarje-ardhje janë pa farë efekti. 
 
Tani vera afron, kur fillojnë kolonat e turistëve maqedonas drejt Jonit dhe Adriatikut shqiptar. Politika e vizitave të tilla është parullë e fqinjësisë po ashtu të një populli, siç janë maqedonasit, me udhëheqësi, e cila këtë sovran e ka fut më një rreth vicioz dhe dyer të mbyllura, respektivisht të hapura vetëm drejt Serbisë, e cilat udhëheq politikë shumë tinëzare dhe agresive, duke dashur të hap front tjetër agresiv. E politikë shqiptare në Ballkan me sjelljet konstruktive  donë të sjellët më katolike se Papa në Vatikan! 
Së fundi z. Topalli me rastin e vizitës në Maqedoni bëri një promovim personal të karrierës në politikë dhe në krye të Legjislativit, në të cilën gjysma tjetër me muaj të tërë nuk iu përgjigj ftesës për hyrje dhe bashkëpunim me pozitën, alias PD-në, të cilës i takon kjo zonjë e rëndë e Shkodrës sonë historike. Ajo mori ca peshqeshe, dhurata dhe falënderime. Por vetëm nga pala shqiptare e cila jeton në skajet e lëna nga dora, syri, mendja dhe politika agresive e shtetit dhe popullit hibrid agresiv maqedonas. Kësaj dhe zotërinjve tjerë vazhdimisht po u mungon sensi  diplomatike!
 
Nuk i dihet se cili qe mesazhi i z. Topalli për pushtetin, qeverinë dhe kuvendin para të cilit mbajti ligjëratë. Për aq sa nuk u kuptua, cili ishte mesazhi për partitë rrush të shqiptarëve pozitë-opozitë, të cilat nuk bashkëjetojnë dhe nuk frymojnë njëra me tjetrën! Mu si ato në Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqipfolëse, të cilat duket se janë në fluturim drejtë një horizonti diku në pafundësinë me logjikën ters!
 
“Shkupin të parët e çliruan shqiptarët” shumë e vërtetë, por Shkupin të parët e themeluan dardanët ilir, disa shekuj para erës sonë. Kujt t`i thuhet, atyre që e dinë dhe vuajnë shpirtërisht për një të kaluar të tillë origjine të munguar historike… Atyre që vuajnë shpirtërisht për tokën të cilën nuk e gëzojnë si ardhacak që janë, duke mos pas emër të vërtetë,  siç e gëzon pala tjetër shqiptare nga parahistoria…
 
Tani plas sherri nga vizita me qëllim të mirë fqinjësor, nga historian nacionalist dhe pseudo-shkencëtarë, nga vrasja makabër për të cilën ky shtet e di fare mirë se nga kush rrjedhë dhe nga kush vjen! Por fryma anti-grek, antishqiptar, anti-bullgar dhe kundra gjithë botës përreth, shqiptarët pa farë faji  shqetësohen, ndiqen me frymë skenarësh të Paraqinit, homoseksualit në Anamoravë! Serbia fqinje me pretendime pan-sllaviste serbomadhe, si zakonisht me skenarë të rrezikshme është kah i frynë zjarrit, meqë me bombardimet e mars, prill-majit të vitit 1999, shihet se s`mblodhi mend për tërheqjen e vërejtjeve ndërkombëtare, për fqinjësi së mirë rajonale..!
 
Vizita e z. Topalli u sabotua pikërisht në Kuvendin nga i cili burojnë të gjitha intrigat, të ligatë, dyshimet, lëshimet dhe skenarët, me të cilat ndiqen shqiptarët, madje në emër të intrigave, fshehtësive dhe dinakërive maqedonase! Vizita në fjalë e z. Topalli në Maqedoninë fqinje, mundëson, (që) plazhet e bukura të Jonit dhe Adriatikut të mbushën me “turistë të pafajshëm”, jo me aq shqiptarë, të cilëve u vjelën dhe u vidhën taksat për t`i ndjekur, varfëruar, madje dhe për t`i vrarë me skamje, pushkë dhe politikë fashiste! Z. Berisha për habi tha, citoj: “Maqedonia rrezikohet nga radikalizmi dhe nacionalizmi”! Nga cili radikalizëm e nacionalizëm fashist, shqiptarë apo serbo-maqedonas!? 
 
Do shtuar se nga albanofobia patologjike-antishqiptare, greke e anti-bullgare! Pra, është koha për t`u sqaruar miqësitë, dinakëritë dhe hilet tradicionale serbe-maqedonase, sidomos ato të cilat po bëhen, përgatitën dhe po ndodhën me qëllime të caktuara antishqiptare! Është koha për të dalë në shesh e vërteta dhe për t`u ndalë ndjekja, urrejtja, nxitja e së keqes, nga pala të cilës akoma i vjen erë baruti, gjenocidi dhe etnocidi. mbi fqinjët me luftërat dhjetëvjeçare. Palës e cila akoma nuk është ngop me mbjelljen e farës fashiste. Lë ta dijë se kushdo që mbjell erë, korrë furtunë! Edhe palët që duan konflikt me lloj-lloj skenarësh si me tragjedinë e fundit makabër të ndodhur diku afër Hekuranës në Shkup! Shqiptarët gjithandej (jashtë Shqipërisë Londineze), janë kah i vuajnë mizoritë fashiste serbo-maqedonase,  kurse z. Berisha, z. XH. Bush në vizitë Shqipërisë e pat porositë të jetë përgjegjës për shqiptarët (duke aluduar) në hapësirën kombëtare, zotëriu merret me përçarje me z. Topi dhe me hile që i bënë të vetmes Ndërmarrje Kombëtare të Kosovës. Turp.  

Lajme të ngjashme

Back to top button