Gruevski: Nuk do ta lëshojmë Kuvendin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske pas seancës së sotme për gjykimin “Dhuna në Komunën Qendër” tha se partia nuk do ta lëshojë Kuvendin, njofton Portalb.mk.

“Nuk kemi vendim të tillë”, u përgjigj Gruevski në pyetjen se a do ta lëshojë VMRO-DPMNE-ja Kuvendin.

Në lidhje me takimin e mbrëmshëm te Gjorgje Ivanov së bashku me kryeministrin Zoran Zaev tha se takimi është organizuar që të qetësohen tensionet.

“Nuk kam detaje për takimin. Kryetari Ivanov është në përpjeke që t’i qetësojë tensionet në shoqëri që u krijuan pas kësaj përndjekje politike”, tha Gruevski.

Ai gjithashtu akuzoi se gjykata ka dy standarde të dyfishta kur është në pyetje gjykimi i tij dhe gjykimi kundër Zoran Zaevit për rastin “Ryshfet”.

Gruevski përsëri deklaroi se nuk u ndie fajtor dhe se nuk u frikësohet sanksioneve.

LEXO: Kryeministri Zaev tregoi se çfarë kanë biseduar në takim me Gjorgje Ivanovin dhe Nikolla Gruevskin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button