Kompozitori nga Struga Vullnet Ibraimi edhe në festivalin”Top FEST”

Kompozitori nga Struga Vullnet Ibraimi, pas suksesit të arritur në ”Këngën Magjike”, ku kënga e tij ”Më ler të fle” interpretuar nga i mirënjohuri Redon Makashi fitoi çmimin e parë të këtij Festivali, prezantohet me krijimet e tija edhe në festivalin”Top FEST” një nga më modernët në hapësirën shqiptare, i cili është në vijim e sipër. 

Në këtë eveniment kulturor që organizohet për të nëntin vit me rradhë, kompozitori Ibraimi prezantohet me gjashtë këngë të tija ku ai shfaqet si kompozitor, tekstshkrues dhe orkestrues.  
Këngët e Vullnet Ibraimit në ”Top FEST ‘  interpretohen nga Malda Susuri, Ardita Tusha, Manu Halili, Julian Sula, Betime Zylali, Arta Memedi dhe Nazmie Morina. Ndërkohë, si orkestrues Ibraimi shfaqet në këngën e Genti Amzait. Kompozitori strugan si gjithmonë edhe këtë radhë nuk tenton të dalë nga modestia që e karakterizon dhe nuk pranon të komentoj për ecurinë e këngëve të tija që janë bërë pjesë e ”Top Fest”. 

”Për mua e rëndësishme është që këngët deri në këtë fazë të festivalit po ecin mirë dhe mbi të gjitha po pëlqehen nga publike, ndërsa të tjerat janë të parëndësishme” , komenton shkurt ai.

Kompozitori Vullnet Ibraimi nuk lë pa përmendur edhe bashkëpunimin me kitaristin nga Struga, Burim Memeti i cili ka realizuar pjesët në kitarë pothuajse në të gjitha krijimet dhe këngët e dala nga studio e tij, kooperim i cili do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përfundon Ibraimi.

Pas rikthimit nga Gjermania në Strugë vitin e kaluar kompozitori strugan për një kohë të shkurtër me punën dhe origjinalitetit të tij krijues po vendoset suksesshëm në skenën muzikore mbarë shqiptare, falë edhe ndërtimit të urave bashkëpunuese me këngëtarët më në zë të estradës mbarë shqiptare.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button