Kryeministri Zaev tregoi se çfarë kanë biseduar në takim me Gjorgje Ivanovin dhe Nikolla Gruevskin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pret që të respektohen kushtetuta dhe ligjet pasi që dje me urdhrin e Prokurorisë Publike u arrestuan pjesëmarrës të dhunshëm në ngjarjen e së enjtes së përgjakshme me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë dhe që për një pjesë të madhe të tyre u përcaktua masë paraburgimi, njofton Portalb.mk.

“Pres që të respektohen kushtetuta dhe ligjet. Të ketë kujdes për çdo gjë që i respektojnë normat juridike në vendin tonë dhe asgjë më pak ose më shumë”, deklaroi Zaev.

Kryeministri është i angazhuar për normalizimin e proceseve politike.

“Mbrëmë patëm takim me kryetarin Gorgje Ivanov dhe biseduam për normalizimin e proceseve politike në vend. Qëllimi i takimit ishte normalizimi i proceseve politike në shtet, për atë se çka shkakton reagim te qytetarët, sepse kishte aktivitete të udhëhequra nga Prokuroria Publike dhe nga gjykatat në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Nuk do doja t’i komentoj vendimet gjyqësore ose ngjashëm jam i përkushtuar në aspektin politik dhe për shkak asaj që jam politikan besoj se në Maqedoni gjithsesi se duhet të ketë sundim të së drejtës, por njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm për shkak perspektivave të shtetit. Maqedonia është e drejtuar kah proceset serioze, na presin reforma serioze dhe besoj se në atë frymë absolutisht përmes bisedave me subjektet politike të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

Te kryetari i shtetit, siç tha Zaev, është biseduar për normalizimin e ndodhive politike.

“Veçanarisht u theksua nevoja e opozitës që të kyçet në proceset të cilat vinë dhe gjithsesi se e shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak rasteve që kanë implikime të përcaktuara ligjore të shprehur përmes lëndëve që zhvillohen nga ana e organeve gjyqësore”, shtoi Zaev.

Zaev tha se takimet dhe bisedat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button