Burri hyn në internet për të parë porno, sheh gruan në 11 video

Një banor i Egjiptit me emër Ramadan kishte hyrë në një internet kafe dhe për të parën herë siç thotë ai kishte vizituar një adresë porno. Gati sa nuk i ra të fikët, pasi gjeti disa video ku protagoniste ishte e shoqja.
Egjiptiani vrapoi në shtëpi për ti kërkuar shpjegime së shoqes e cila fillimisht i mohoi akuzat duke e quajtur të çmendur.

Pas kësaj gruaja e zënë mat pranoi pasi i shoqi Ramadam i tregoi 1 nga 11 filmat ku ajo bënte seks me një tjetër.

Gruaja pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një ish të dashurin e saj gjatë martesës pasi nuk e donte më të shoqin edhe pse kishin katër fëmijë bashkë.

“Pranoi se ishte ende e dashuruar me ish të dashurin dhe më tha se ai është i ri si ajo ndërsa unë jam i moshuar”, u shpreh Ramadam.

Burri nga provinca e Dakahlia, u tregoi mediave lokale se kishte qenë në një martesë të lumtur për 16 vjet para se të lundronte në sajtin e mallkuar të internetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button