Është pranuar akuza e PSP-së për “Tank”, për blerjen e Mercedesit luksoz me mbi gjysmë milionë euro

Këshilli për konfirmimin e aktakuzave e pranoi akuzën e Prokurorisë Speciale Publike për lëndën “Tank” , konfirmuan për MIA-n nga PSP.

Ende nuk është konfirmuar data për fillimin e gjykimit as nuk është caktuar gjykatës i cili do ta udhëheqë lëndën.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Gjykata e Apelit Shkup, siç publikoi MIA, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin “Tank”.

Ndryshe, Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në Gjykatën Penale, duke vepruar sipas propozim akuzës që e ka dorëzuar Prokuroria Speciale Publike i ka pranuar akuzat për rastet “Tarifa” dhe “Traektorja”.

LEXO: Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

LEXO: Gjykata i ka pranuar akuzat e PSP-së për rastet “Tarifa” dhe “Traektorja”, Peshevskin dhe Janakieskin do t’i presin seancat gjyqësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button