Fitou: Mos kërcënoni

Gjithçka që serbët në pjesën veriore po kërkojnë, ndodhet brenda Planit të Ahtisaarit. Franca përkrah integritetin e Kosovës dhe Veriun si pjesë të saj, ka thënë ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou.

Në një intervistë për “Express”, Fitou thekson se në bisedimet për këtë çështje duhet të përfshihet edhe Serbia.

“Së pari, integriteti territorial i Kosovës duhet të mbrohet nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo është pika nga ku duhet të nisemi. Pra, Veriu është pjesë e Kosovës. Pika e dytë është se ne tashmë kemi një plan shumë të rëndësishëm dhe të detajuar për decentralizim, i cili quhet Plani i Ahtisaarit. Nëse njëmend e shikoni këtë plan, mund të gjeni se aty ka shumë gjëra për komunitetin e Veriut, si për shembull sa i përket vetadministrimit, pra shumë gjëra tashmë janë në atë plan, siç janë edhe për komunat e tjera të Kosovës. Qëndrimi i Francës është, se në vend se të flasim për Ahtisaarin Plus, apo Ahtisaarin Minus, status special, autonomi, apo çka do tjetër, puna e vërtetë apo gjëja më e rëndësishme është që të ulemi në tavolinë, ta hapim Planin e Ahtisaarit dhe të diskutojmë çdo fjali të Ahtisaarit, sepse ne jemi të sigurt se brenda kornizës së Planit, 90% e atyre që njerëzit janë duke kërkuar në kontekst të autonomisë, tashmë janë brenda Planit”, u shpreh Fitou.

Ai ka thënë se kur flitet për 25 korrikun, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi sipas tij askush nuk duhet të kërcënojë. Sipas ambasadorit francez komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për situatën atje./telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button