KOKSH, pritje për Qerimajn e Begajn

Jehona për rezultatet e shkëlqyera të Erkand Qerimajt dhe Romela Begajt në Kampionatin Europian të peshëngritjes vazhdon, edhe pse tashmë ka kaluar rreth një javë nga triumfet e dy shtangistëve kuqezi.

Qerimaj dhe Begaj janë pritur nga Komisioni Teknik i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, edhe për faktin se të dy këta pesdhëngritës kategorizohen mes sportistëve elitarë shqiptarë dhe përfitojnë nga ky institucion bursat olimpik për “Londër 2012”.

Sportistët janë përgëzuar nga anëtarët e komisionit për arritjet e tyre në europianin e Antalias në Turqi, ndërsa edhe dy peshëngritësit e spikatur kanë shprehur falënderimin dhe vlerësim për punën e KOKSH-it në mbështetjen e tyre. Ndërkohë, kryetari I Komisionit Teknik, Viron Bezhani ka folur për punën e KOKSH, që sportistëve elitarë t’u ofrohen kushte sa më të mira stërvitore, gjë që më pas pasqyrohet në rezultatet ndërkombëtare.

Nga ana e tyre, Erkand Qerimaj, kampion i dyfishtë Europe në shkëputje dhe dygarësh dhe nënkampion në shtytje dhe Romela Begaj, kampione Europës në shkëputje dhe nënkampione e kontinentit në dygarësh nënvijëzuar se sfida e tyre mbetet ngjitja në podium edhe në Lojërat Olimpike, “Londër 2012”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button