Serbia, sanksione vendeve që s’e kanë njohur Kosovën!

Beogradi, për shkak të obligimeve ndaj Brukselit, do të mund të detyrohet tu vë sanksione një numri të madh të vendeve, ndaj të cilave Bashkimi Evropian i ka marrë këto masa. Problemi që po e shqetëson Serbisë është se në mesin e këtyre vendeve janë disa që nuk e kanë njohur Kosovën, e të cilat ajo i konsideron si ‘vende mike’.

“Serbia me fitimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka për detyrë të harmonizojë edhe politikën e jashtme me atë të vendeve të BE-së. Është shqetësuese fakti që mund të obligohemi tu vëmë sanksione edhe disa vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë një burim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, njoftojnë portali serb “S media”.

“Ka vende ndaj të cilave BE-ja ka vendosur sanksione të plota, si Bjellorusia, por ka edhe vende ndaj të cilave ka sanksione të lehta ekonomike si: Kina Irani, Iraku Moldavia, Sudani, etj., sanksione këto që nuk jemi të obliguar t’i përfillim në përpikëri derisa nuk jemi anëtarë të unionit”.
Por ish ambasadori i Serbisë në Gjermani, analisti Ognjen Pribicevic, ka thënë se Serbia mund të detyrohet tu vë ,sanksione këtyre vendeve, dhe sipas tij, është normale derisa ka zgjedhur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button