Dnevni avaz: Vrasja e pesëfishtë dhe tensionet ndëretnike shpiejnë drejt luftës civile

Profesoresha e institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe e Fakultetit Filozofik në Shkup Biljana Vankovska vlerësoi se “jo vetëm vrasja e pesëfishtë, por edhe ndodhitë muajt e fundit në Maqedoni, më së miri ilustrojnë gjendjen e paqës së pakryer, konfliktit të pakryer në vend, por edhe lidhshmëria e rajonit për këtë negativitet, linjës konfliktuoze”.


“Kundrejt tezave të politikanëve vendor dhe të huaj se rajoni po hyn në një fazë pozitive të demokratizimit dhe evrointegrimit, po shihet se kemi konflikte të ngrira, të cilat, kohëpaskohe, eskalojnë dhe sjellin në pikëpyetje gjithçka që është arritur. Rajoni i Ballkanit Perëndimor gjatë kohë është as  në qiell as në tokë, qytetarët gjithnjë e më shumë janë të dëshpëruar për shkak të transicionit të pafund, ndërsa grupacionet radikale veprojnë pa pengesë”, thekson Biljana Vankovska, transmeton Dnevni Avaz.

Ajo edicionin e sotëm “Vjeçeni novosti”, deklaroi se vrasja e pësëfishtë që ndodhi javën e kaluar në Shkup është shembull për ekzekutim brutal i cili, sa tregon hetimi, ka qenë mirë i planifikuar.

“Maqedonia ka një thembër të madhe të dukshme të Akilit, e ajo është marrëdhëniet ndëretnike dhe mosbesimi në bashkësinë. Dhe menjëherë filluan të qarkullojnë spekulime të ndryshme të rrezikshme të cilat theksojnë se vrarësit janë nga nacionaliteti shqiptarë”, thotë Vançovska.

“Interesante është ajo se ambasadorët amerikanë dhe evropianë menjëherë shpejtuan që politikanëve shqiptarë t’u përcjellin mesazhe për t’i qetësuar pasionet. E në fakt, ata u ndihmuan atyre të shpërndanin zëra se shqiptarët janë fajtorë për veprën penale. Ka mundësi që situate të qetësohet për pak kohë, por në afat të gjatë, Ballkani, ose me mirë pjesa e tij jugore mbetet shpërthyese. E kjo dikujt i përshtatet”, konstatoi profesoresha Biljana Vankovska. /sky.mk /

Lajme të ngjashme

Back to top button