Komuna e Zhelinës organizoi manifestimin “Maratona e Lirisë”

Me rastin e Ditës së Flamurit, Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Shoqatën “Adrion’” ka realizuar sot manifestimin “Maratona e Lirisë”.

Në këtë manifestim, siç qëndron në kumtesën e Komunës së Zhelinës, të pranishëm ishin arsimtarët, drejtorët dhe nxënësit e shkollave fillore të komunës, si dhe shumë prindër dhe banorë të fshatrave të ndryshme.

Në këtë manifestim, përpos programit shumë të pasur kulturoro-artistik, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili theksoi rëndësinë historike të kësaj feste dhe rolin kyç të saj për identitetin shqiptar.

Ai duke përmendur nëntorin si muaj i dy festave, atë të Alfabetit dhe Ditës së Flamurit, u zotua se do të angazhohet për rritjen e cilësisë së arsimit në Komunës e Zhelinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button