Koreja e Veriut lansoi raketë balistike në drejtim të Japonisë

Koreja e Veriut sot ka gjuajtur raketë balistike në drejtim të Japonisë, lajmëroi agjencia koreanojugore Jonhap.

Projektili ka qenë i lansuar nga rrethina e qytetit Pjongdong dhe është drejtuar në drejtim të Japonisë në lindje.

Koreja e Jugut dhe SHBA e analizojnë trajektoren e lëvizjes së raketës.

Sipas Kabinetit të kryeministrit japonez Shinxo Abe, projektili ka rënë në det në ujërat territoriale të Japonisë, transmeton MIA. 

Koreja e Veriut kreu prova të njëjta raketore edhe në gusht dhe shtator, me ç’rast raketat kanë fluturuar përmes Japonisë dhe ranë në Paqësorin.

Koreanoveriorët u kërcënuan me lansimin e projektilit edhe në drejtim të bazës ushtarake amerikane Guam, pas çfarë presidenti i SHBA-së, Donald Tramp drejtpërdrejt iu kanos me “zjarr dhe tmerr” nëse e bëjnë atë.

Prova më e re vjen një javë pasi SHBA sërish e vendosën Korenë e Veriut në listën e shteteve të cilat sponsorojnë terrorizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button